Dështon kalimi i Dragusin te Roma, tani është Milan që e ka seriozisht për mbrojtësin
Real Madrid kalon me sukses pengesën Villarreal në sfidën e radhës së kampionatit spanjoll dhe për një natë e sheh veten në krye të klasifikimit.
Në La Ceramica, skuadra e drejtuar nga Alvaro Arbeloa iu imponua Nëndetëses së Verdhë duke e mundur me rezultatin 2-0 dhe njeriu i ndeshjes për Los Blancos u bë Kylian Mbappe me dygolëshin e tij që e çon atë në kuotën e 21 golave të shënuar në kampionatin spanjoll.
E gjithë historia e kësaj ndeshjeje u shkrua në pjesën e dytë, pasi 45 minutat e para u mbyllën në barazimin pa gola 0-0. Reali i Madridit, që në fillimin e pjesës së dytë kur francezi zhbllokoi rezultatin për Realin e Madridit. Villarreal tentoi të bëjë diçka në minutat në vazhdim, por në minutat shtesë, Reali i Madridit fitoi një 11 metërsh.
Te pika e bardhë shkoi pikërisht Mbappe i cili nuk gaboi dhe e dërgoi topin në rrjetë duke vulosur fitoren 2-0 të Realit të Madridit që shkon në kuotën e 51 pikëve, në pritje të asaj që do të bëjë Barcelona në përballjen e saj me Oviedon, ndërsa Villarreal mbetet me 41 pikë në vendin e katërt të klasifikimit.
Top Channel