Vetëm 2900 shqiptarë për të mbështetur kuqezinjtë në Poloni për play-off-in, ja sa kushtojnë dhe kur dalin në shitje
Presidenti i CONCACAF-it (Konfederata e Futbollit të Amerikës së Veriut, Amerikës Qendrore dhe Karaibeve), Victor Montagliani, ka përfituar më shumë se 3 milionë dollarë gjatë vitit 2024, pavarësisht se dokumentet zyrtare tatimore tregojnë se ai raporton vetëm pesë orë punë në javë.
Zbulimi vjen nga deklarimet pranë IRS (autoriteti tatimor amerikan), të cilat kanë ngjallur reagime dhe pikëpyetje në opinionin sportiv. Sipas dokumenteve, Montagliani ka përfituar 2.1 milionë dollarë si pagë bazë, të shoqëruara nga 893.750 dollarë në formë bonusesh dhe stimujsh financiarë, si dhe 15.780 dollarë të tjera të lidhura me pagesa të shtyra ose skema pensioni. Ai rezulton zyrtari më i paguar brenda strukturës së CONCACAF-it.
Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i organizatës, Philippe Moggio, ka përfituar 1.569.600 dollarë pagë bazë, me një total që i kalon 2.4 milionë dollarët, për një angazhim të deklaruar prej 40 orësh pune në javë. CONCACAF është e regjistruar në Shtetet e Bashkuara si një organizatë jofitimprurëse e tipit 501(c)(6), me seli në Miami, çka e përjashton nga pagesa e taksave mbi fitimin. Profesori i së drejtës tatimore, Richard Schmalbeck, ka vënë në dyshim saktësinë e shifrës “pesë orë”, duke sugjeruar se mund të jetë thjesht një tregues formal dhe jo real.
Dokumentet janë përgatitur nga kompania BDO dhe janë nënshkruar nga drejtori financiar Alejandro Lesende. CONCACAF ka refuzuar të komentojë mbi këto të dhëna. Montagliani, i zgjedhur president në vitin 2016, përfiton gjithashtu rreth 300 mijë dollarë në vit si anëtar i Këshillit të FIFA-s, ndërsa presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, raportohet se ka fituar mbi 6 milionë dollarë në vitin 2024.
Top Channel