Një ditë para protestës kombëtare, Berisha thirrje të rinjve: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh, riktheni lirinë dhe të drejtat tuaja

23/01/2026 19:07

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve të ngrenë zërin për të drejtat e tyre.

Gjatë fjalës së tij me të rinjtë një ditë para protestës kombëtare para Kryeministrisë, ai është shprehur se ashtu siç ka ndodhur në Beograd dhe në Bangladesh, ku gjenerata Z ka përmbysur regjimin, ashtu edhe të rinjtë opozitarë duhet të nisin këtë mision për të rikthyer shpresën, besimin, lirinë, të drejtat dhe të ardhmen e tyre.

“Është gjenerata Z që e përmbysën regjimin në Bangladesh, që përmbysi regjimin në Nepal, Sri Lanka, që po i dridh themelet Beogradit. Aty ra një çati në stacionin e trenit të Novi Sad-it, që humbën jetë njerëzish, 13 qytetarë, por studentët e Beogradit nuk i ndahen dhe do fitojnë.

Lufta kundër diktaturave nuk është një ndeshje futbolli. Ju bëj thirrje ju të ngriheni në lartësinë e këtij misioni. Sot keni shansin e madh të riktheni edhe një herë shpresën, besimin, lirinë, të drejtat, të ardhmen tuaj dhe të shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB