Takimi mes SHBA-së, Kievit dhe Moskës në Abu Dhabi/ Çfarë u diskutua mes negociatorëve, bisedimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme 23/01 21:36
Gjatë takimit që zhvilloi sot me të rinjtë e forumit të PD, Sali Berisha iu bëri thirrje atyre që të angazhohen në lëvizje të fuqishme dhe të mos ketë kthim pas, sepse sipas tij kjo është e vetmja mënyrë për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti.
Berisha thotë se nëse nuk ndodh kështu, Rama do të qëndrojë në pushtet edhe për 12 vite.
“Duhet ta rrëzojmë. Nëse ne vendosim të angazhohemi në lëvizje të fuqishme dhe të pandalshme ky i ka kohërat e numëruar. Përndryshe ju garantoj se ky rri në pushtet edhe 12 vite të tjera. Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje me të, nuk ka zgjedhje me të. Ne do bëjmë gjithçka për rrëzimin e tij”, tha Berisha.
Top Channel