Ndahet nga jeta piktori i njohur Kujtim Buza, Pashk Përvathi: Arti shqiptar humbi një nga bijtë e tij më të çmuar 28/08 00:04
Kryetari i Partisë demokratike, Sali Berisha komentoi protestën kombëtare të ditës së nesërme të thirrur nga opozita.
Kryedemokrati tha se qytetarët nesër do t’i japin leksionin që meriton qeverisë.
Ndërkohë duke iu drejtuar kryeministrit Rama ai tha: “Muret i ke blinduar, rri në zyrë po ta mbajti.”
“Në protestën e nesërme do t’i japim çmimin që meriton qeveria. Kështu e vlerësoj unë, qytetarët do t’i japin leksion qeverisë. Leksion të fortë. Lë të rrijë në zyrë ta provojë, kaq i them, rri aty, muret i ke blinduar, rri shko futu dhe rri nëse je burrë”, u shpreh Berisha.
Top Channel