Ndeshja Malmo – Crvena Zvezda që u luajt sot në Suedi pati një episode të pakëndshëm që pati si protagonist serbët, si tifozë vizitor në ndjekje të ekipit të tyre.

Në rrugët e këtij qyteti një ditë më pare, pati një konflikte fizike midis tifozëve të Malmos dhe Crvena Zvezdës. Në një deklaratë nga policia, u tha se konflikti nuk ishte i një shkalle të madhe dhe se shtatë tifozët do të deportohen përsëri në Serbi.

“Pa dhënë shifra specifike, mund të them se ka më shumë oficerë policie në fushë sesa zakonisht për ndeshjet me rrezik të lartë “, tha Thomas Rosenberg, shefi i policisë. Ai shtoi se një kontroll i tifozëve nga Serbia kishte filluar tashmë në aeroport dhe se tek individë të caktuar u gjetën rekuizita të tifozëve.

Tifozët e kuq dhe të bardhë që mbërritën në Suedi për të brohoritur ekipin e tyre u mblodhën në disa kafene, nga ku shkuan në sheshin e qytetit ku u takuan me tifozët e Malmos.

Policët e pranishëm reaguan dhe parandaluan një incident edhe më të madh. “Ne jemi pjesë e një rrjeti brenda Europolit që merret me çështjet sportive dhe përmes tij marrim informacione nga vende të tjera, në këtë rast bëhet fjalë për të dhëna nga policia serbe dhe kroate”, shtoi Rosenberg dhe tha se në ditën e ndeshjes, prania e policisë në të gjithë qytetin u rrit. Malmö dhe Crvena Zvezda luajtën mbërmjen e sotme dhe takimi përfundoi me shifrat 0-1 për skuadrën serbe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB