Lëvizjet e Interit, Chivu përcakton linjën; sulmues krahu sa më shpejt ose asgjë. Gjithçka të çon te Perisic, por varet nga PSV
Reali i Madridit është kampion i Evropës në financa. Skuadra madrilene është klubi që ka arkëtuar më shumë të ardhura sezonin e kaluar. Kjo është ajo që bën të ditur Football Money League e Deloitte që publikoi të dhënat e skuadrave të Kontinentit të vjetër
Sipas Deloitte, faktorët kryesorë të këtij rezultati janë; përmirësimi i performancës komerciale, rritja e të ardhurave nga sponsorizimet, përdorimi i stadiumit dhe zonave të tij në ditët e ndeshjeve. Gjithnjë sipas analizës së bërë nga Deloitte po rezulton se stadiumet po bëhen gjithnjë e më sbhumë faktor kyç për të ardhurat e klubeve
Siç thamë Reali i Madridit është në krye të klasifikimit të të ardhuarve për sezonin e kaluar me klubin merenges që ka arkëtuar 1 miliard e 161 milionë euro. Në vendin e dytë është një tjetër skuadër spanjolle, Barcelona me rreth 975 milionë euro të ardhura, ndërkohë që podiumin e plotëson Bayerni i Mynihut që ndodhet në vendin e tretë me rreth 861 milionë euro të ardhura. Klasifikimi vijon me Paris Saint Germain dhe Liverpool që pozicionohen në vendin e 4 dhe të pestë të ndjekur nga Manchester City, Arsenali, Manchester United, Tottenham dhe Chelsea.

Top Channel