Vendimi i çuditshëm i Manchester City-t pas humbjes në Norvegji…shpenzuan 10,200 euro
Flakët e mbështollën statujën e fenomenit portugez për disa sekonda përpara se të ndërhyej për ti shuar, ndërsa personi që e kreu këtë gjest vandal, kërcente në mënyrë provokuese nën tingujt e muzikës rep që luhej nga një altoparlant portativ.
Një incident tronditës vandalizmi ka ndodhur në vendlindjen e Cristiano Ronaldos, ku një i panjohur i ka vënë flakën statujës së tij jashtë Muzeut CR7 në Funchal, Madeira. Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, një i ri shihet duke derdhur lëng të ndezshëm mbi statujën prej bronzi të superyllit portugez dhe më pas duke i vënë flakën me një çakmak.
Flakët e përfshiu statujën për disa sekonda përpara se të shuheshin, ndërsa ai vetë kërceu në mënyrë provokuese nën tingujt e muzikës rep që luhej nga një altoparlant portativ. Videoja u postua në Instagram nga një llogari që dyshohet se i përkiste vetë autorit të krimit, e shoqëruar nga një mesazh enigmatik që fliste për “paralajmërimin e fundit të Zotit”, duke provokuar reagime të forta.
Tifozët dhe miqtë e Ronaldos i mbushën komentet me mesazhe zemërimi, duke e quajtur aktin të pakuptimtë, të rrezikshëm dhe ofendues. Sipas autoriteteve lokale, burri është identifikuar tashmë nga policia dhe një operacion është duke u zhvilluar për ta gjetur dhe arrestuar atë.
Nuk është ende e qartë nëse statuja ka pësuar ndonjë dëmtim të rëndë, megjithëse raportimet fillestare tregojnë se dëmi është i kufizuar. Statuja ndodhet në zonën përreth Muzeut CR7 dhe është një nga monumentet më të njohura për vizitorët në Madeira.
Kjo nuk është hera e parë që muzeu është shënjestruar nga vandalizmi, pasi më parë është sulmuar me slogane nga tifozët e Lionel Messit. Incidenti ka shkaktuar shqetësim të madh në komunitetin vendas, me Muzeun CR7 që ka deklaruar se po bashkëpunon plotësisht me autoritetet, ndërsa një njoftim zyrtar pritet sapo të përfundojë hetimi.
Top Channel