Kupa e Afrikës nuk mbaron kurrë…Brahim Diaz e gaboi enkas penalltinë, del video që e vërteton?

22/01/2026 14:02

Kur ka kaluar rreth një javë nga nata e çmendur në finalen e Kupës së Afrikës mes Senegalit dhe Marokut, polemikat dhe teoritë konspirative rreth asaj çfarë ndodhi vazhdojnë ende.

Ndërsa pritet një sanksion i rëndë për Senegalin kampion, ajo që vazhdon të diskutohet është penalltia e humbur në mënyrë të pabesueshme nga Brahim Diaz në minutat shtesë të sfidës kur rezultati ishte 0-0.

‘E kam zemrën të copëtuar, kërkoj falje dhe do të përpiqem të fitoj faljen’-deklaroi Brahim Diaz, një ditë pas finales, por në rrjetet sociale janë të shumtë ata që besojnë se sulmuesi i Realit të Madridit e gaboi enkas penalltinë e tij.

Së fundmi në rrjet kanë dalë disa video që duket se vërtetojnë se ka pasur një akord mes kapitenëve, Sadio Mane dhe Achraf Hakimi për të menaxhuar më mirë situatën pas tensioneve që shpërthyen në fushën e lojës dhe shkallët e stadiumit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB