Juventus, Luciano Spalletti e ka në mendje skuadrën e sezonit të ardhshëm, mes të të paprekshmëve, largimeve dhe blerjeve të reja 11/03 12:08
Hezitimi i Yann Sommerit në ndeshjen ndaj Arsenalit, jo i vetmi gjatë këtij sezoni, si dhe kontrata e tij që skadon në vitin 2026, kanë shtyrë Interin të mendojë seriozisht për të ardhmen e portës.
Sipas Corriere della Sera, drejtuesit zikaltër kanë nisur tashmë kontaktet e para për Emiliano “Dibu” Martinez.

Portieri kampion bote me Argjentinën, pavarësisht çmimeve individuale të fituara, duket se po i afrohet fundit të aventurës së tij me Aston Villa.
Megjithatë, transferimi mbetet i ndërlikuar: pengesa kryesore është paga e lartë që Martinez përfiton në Premier League, çka do të kërkonte një kompromis të rëndësishëm nga ana e lojtarit.
Top Channel