Renditja e UEFA-s pas ndeshjeve të kupave të europës, Italia i merr pikë Spanjës, por mbetet larg vendit të dytë…
Aston Villa, Olympique Lyon dhe Freiburg janë skuadrat e para që sigurojnë kualifikimin për në 1/8 e finaleve të Europa League.
Skuadra angleze në ndeshjen e javës së parafundit të kompeticionit iu imponua Fenerbahçes në Stamboll duke e mundur me rezultatin 1-0 duke marrë këtë fitore që e ngjit në kuotën e 18 pikëve. Ishte një ndeshje që u vendos që në pjesën e parë të ndeshjes dhe protagonist për skuadrën e Unai Emery u bë pikërisht Jadon Sancho autori i golit të vetëm për Aston Villën që e shënoi në minutën e 25. Me rezultatin e ngushtë 1-0 fitoi edhe Lyoni ndaj Young boys duke prerë edhe ai biletën për në 1/8 e finaleve.Siguroi kualifikimin direkt për në 1/8 e finaleve edhe skuadra gjermane e Freiburg falë fitores minimale 1-0 me Maccabi Tel Aviv një sukses që u arrit falë golit të Matanovic.
Roma e nxitur nga tifozeria e saj e zjarrtë arriti t’i imponohet Stuttgartit në Olimpico duke e mundur me rezultatin 2-0 dhe e ka në xhep playoffin teksa ngjitet në kuotën e15 pikëve në vendin e 6. Verdhekuqtë e Gian Piero Gasperinit e zhbllokuan rezultatin në minutën e 40 me Nicolo Pisilli. Rezultati 1-0 qëndroi i tillë deri në minutën e 93 kur verdhekuqtë shënuan golin që vulosi fitoren 2-0 me Pisillin me skuadrën e Gasperinit që gjithsesi ka shanse shumë të mëdha për t’u kualifikuar direkt për në fazën e 1/8 të finaleve
Një fitore të rëndësishme mori edhe Dinamo e Zagrebit e Arbër Hoxhës që mundi FCSB me rezultatin 4-1 me skuadrën kroate që është në lojë për fazën e playoffit një fitore ku dha kontributin e tij edhe Arbër Hoxha me asistin e dhënë prej tij në një prej golave të shënuar. Në ndeshje të tjera u arritën këto rezultate: Bologna-Celtic 2-2, PAOK-Betis 2-0, Feyenoord-Sturm 3-0, Malmo-Crvena Zvezda 0-1, Brann-Midtylland 3-3, Viktoria Plzen-Porto 1-1.
Top Channel