Dzeko mbërrin në Gjermani, gati për testet mjekësore sot…më pas firma me Schalke 04
22/01/2026 01:09
Edin Dzeko është gati të bëhet lojtar i ri i Schalke 04.
Pasi u largua nga Italia vonë këtë pasditen e së mërkurës, sulmuesi boshnjak mbërriti në mbrëmje në Gjermani, pikërisht në aeroportin e Düsseldorf-it.
Ai do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore mëngjesin e sotëm dhe më pas do të firmosë për klubin e ri në kampionatin gjerman. Largimi i tij nga Fiorentina është shumë afër është pothuajse zyrtarë, por do të pritet kalimi i testeve mjekësore për ta njoftuar këtë gjë.
Top Channel