Barcelona merr lajme të mira dhe të këqija nga gjendja fizike e Pedrit. Janë lajme të mira sepse testet mjekësore të kryera nga mesfushori përjashtuan këputjen e muskulit në bicepsin femoral të këmbës së djathtë, diçka që e ul ndjeshëm parashikimin për kohën e rikuperimit të tij.

Por nga ana tjetër, lajmi i keq është se Pedri do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për një muaj.

Në momentin e dëmtimit, te Barcelona u shfaq frika për një dëmtim më të rëndë, por alarmizmi me kalimin e orëve ra dhe në fund dëmtimi ishte më i lehtë nga sa u mendua në mometin e parë. Barcelona në fund doli me komunikatë për shtyp ku konfirmon se Pedri do të qëndrojë për 1 muaj jashtë fushave të lojës.

Kjo do të thotë se mesfushori 23 vjeçar do të humbasë 6 ndeshje; 4 në La Liga ndaj Oviedos, Elches, Mallorca dhe Gironës, 1 në Champions League, atë me Copenhagen dhe 1 në Kupën e Mbretit me Albaceten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB