Yildiz dhe driblimi ndaj pyetjes për të ardhmen: Nuk flas për kontratën time, këtu është shtëpia ime
Barcelona arritit të fitojë në mbrëmjen e akullit të Pragës ndaj Slavias me rezultatin 4-2, por ky sukses errësohet disi nga dëmtimi i Pedrit. Mesfushori i skuadrës katalanas pësoi një dëmtim muskular në këmbën e djathtë dhe mund të qëndrojë rreth 1 muaj jashtë fushave të lojës.
Pedri nuk po ndihej komod në fushën e lojës në Pragë, temperaturat nën zero gradë dhe markimi i rreptë po ndikonin në lojën e tij teksa humbi disa duele direkte, por gjërat për të shkuan edhe më keq, teksa në minutën e 58 ai u ul në tokë duke prekur muskulin e këmbës së djathtë. Mjeku i Barcelonës kërkoi zëvendësim i vetëdijshëm se bëhej fjalë për një dëmtim jo të lehtë.
Do të jenë testet mjekësore që futbollisti do të kryejë në Barcelonë që do të vendosin shkallën e dëmtimit të mesfushorit spanjoll, ndërkohë që ndjesitë e para nuk ishin të mira teksa u fol për një këputje muskulare. Megjithatë me kalimin e orëve duket se ky dëmtim duket disi më i lehtë, por që mund ta mbajë futbollistin të paktën për 3 javë jashtë fushave. Nëse do të konfirmohet gjithçka, duke parë edhe precedentët e pedrit me këtë lloj dëmtimi, koha e rikuperimit të tij mund të jetë 3-4 javë
Kjo do të thotë se Flick do të ketë një tjetër telash pasi humbet një element shumë të rëndësishëm të skuadrës së tij për ndeshjet e radhës. Në këtë mënyrë, Pedri i bashkohet në infermeri lojtarëve të tjerë të Barcelonës Gavi dhe Christensen. Për më tepër, në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampioneve ndaj Copenhagen, Barcelona nuk do të ketë në fushë as Frenkie De Jong që do të jetë i skualifikuar për akumulim të kartonëve të verdhe. Në këtë pikë, trajnerit Flick do t’i duhet të improvizojë mesfushën për ndeshjet e ardhshme. Pedri nuk do të jetë në La Liga dhe De Jong do të mungojë në Champions, kështu që duket se në lojë do të hyjnë Marc Bernal, Marc Casadó dhe Dani Olmo.
Top Channel