Video nga Dhoma e Rrëfimit, Selin shpërthen në lot pas përplasjes me banorin: Kushedi si jam dukur jashtë që më përmendi vëllanë
21/01/2026 20:06
Debati mes Selin dhe Rogertit përfundoi duke e bërë banoren të shpërthente në lot.
Shkak u bë një fjali e thënë nga Rogerti, teksa iu drejtua dhe i tha se me sjelljet që ka bërë ajo në shtëpi, ‘nëse do isha vëllai jot, nuk do të të fusja në shtëpi’.
Në Dhomën e Rrëfimit Selin shfaqet e shqetësuar dhe duke qarë, teksa thotë se nga fjalët e Rogertit, mendon se loja e saj po shihet keq jashtë në publik apo te familja e saj.
“Ti thuash dikujt ‘të jem unë vëllai yt, nuk të fus në shtëpi’, tregon që nga aty jashtë kushedi sesi kam dalë dhe ky po bën rolin e familjarit”, shprehet Selin.
View this post on Instagram
Top Channel