Real Madrid, klima Bellingham-tifozë mbetet e tensionuar: Mora revanshin…
Në Arabinë Saudite gjendet një tjetër mënyre për të kërkuar lojtarë. Portali ‘FutbolJobs’ publikoi online një ofertë pune për blerjen e një mesfushori për në Divizionin e Parë të futbollit arab.
Në ofertën e publikuar ishin edhe kriteret që duhet të kishte kandidati. Kështu në këtë ofertë pune kërkohej që mesfushori të kishte eksperiencë në liga të një niveli të ngjashëm apo superior, të dërgonte një CV të karrierës sportive apo të vlerës së merkatos, të dërgojë video të tij gjatë zhvillimit të ndeshjeve të kohëve më të fundit dhe që ai të jetë lojtar i lirë ose të ketë një agjent që të kontrollojë plotësisht futbollistin
Por aspekti më i mirë i kësaj oferte, është kushti i pagesës, teksa ofrohet një pagë që shkon nga 600 mijë në 1 milion euro.

Top Channel