“Po mundohej të dukej si i fortë me syzet e diellit”, Trump flet për negociatat me Macron: I thashë Emmanuel nëse nuk i rrit çmimet e ilaçeve, do të…
Galatasaray dhe Atletico Madrid nuk i bëjnë shumë dëm njëra-tjetrës në përballjen mes tyre në javën e parafundit të Ligës së Kampioneve të zhvilluar në Stamboll teksa e mbyllën atë me rezultatin 1-1. Gjithçka ndodhi në pjesën e parë të kësaj ndeshjeje me Atletico Madrid që zhbllokoi rezultatin që në minutën e 4-t të ndeshjes me Giuliano Simeone që shënoi me një gjuajtje me kokë pas një krosimi të Matteo Ruggeri.
Galatasaray reagoi menjëherë dhe në minutën e 20 arriti të barazojë rezultatin në 1-1 me autogolin e Llorentes pas një aksioni të gjatë të skuadrës turke. Skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes pikërisht me barazimin 1-1, ndërsa në pjesën e dytë ritmi i lojës ra disi, por Atletico Madrid tentoi Hancko dhe Griezmann, por Los Colchoneros nuk ia dolën dot të marrin avantazhin dhe sfida u mbyll me barazimin 1-1 me Atletico Madrid që shkon në kuotën e 13 pikëve dhe është ende në lojë për kualifikimin direkt për në 1/8 e finaleve, ndërsa Galatasaray shkon në 10 pikë plotësisht në lojë për një vend në playoff
Për Qarabag, ëndrra për të kaluar në fazën e playoffit në Ligën e Kampioneve është më e gjallë se kurrë pas fitores që skuadra azere arriti ndaj Eintrachtit të Frankfurtit 3-2. Qarabag zhbllokoi rezultatin me Duran në minutën e 4-t, por Eintrachti përmbysi gjithçka duke shënuar me Uzun në minutën e 10 dhe Chaibi me penallti në të 78. Por Qarabagu reagoi dhe realizoi një kundërpërmbysje me golin e Duran dhe të Mustafazada për të fituar këtë ndeshje 3-2 që e çon skuadrën azere në kuotën e 10 pikëve në klasifikim.
Top Channel