Mateo zgjodhi të shpëtojë Brikenën në zinxhirin e shpëtimit të mbrëmshëm dhe pas nominimit që i bëri ajo.

Zgjedhja e tij i ka bërë përshtypje Selin, e cila mbrëmjen e djeshme pas përfundimit të prime, ka pyetur Mateon se pse shpëtoi sërish Brikenën. Mateo i tha se arsyen se pse e zgjodhi do ja shpjegoj Brikenës në momentin e duhur.

Pjesë nga diskutimi:

Selin: Jam kurioze ta dija pse e bëre prapë të njëjtën zgjedhje. Jo dhe aq kurioze se e dija, po nëse do më kishe zgjedhur mua, unë do zgjidhja direkt Brikenën, jo se doja të zgjidhja po e dija që do zgjidhje prapë Brikenën, besoj dhe Kristi do kishte bërë të njëjtën gjë.

Mateo: Se di se kam menduar kështu siç po thua ti, po dhe pse kam zgjedhur Brikenën ja shpjegoj Brikenës, jo se s’dua me ta thënë ty po..

Selin: Jo m jo as unë s’dua ta di jo , kam përshtypjen as Brikena s’do ta dijë

Mateo: S’ka problem do ta dijë s’do ta dijë, do ja sqaroj kur të jetë momenti i duhur për t’ia sqaruar

Selin: Nejse kur se beri as Greta, është ok, s’është se e prisja po njëkohësisht dhe e prisja

Mateo: Përtej tjerave se prisja të ishe ti në nominim

Top Channel

DIGITALB DIGITALB