Sovjani i përmbytur në Maliq, të mbjellat me grurë dhe misër janë shkatërruar

20/01/2026 12:12

Për herë të dytë brenda një periudhe të shkurtër kohore, përmbytjet kanë goditur rëndë fermerët e fshatit Sovjan, në bashkinë Maliq, duke shuar çdo shpresë për prodhimin bujqësor të këtij viti.

Edhe pse kanë kaluar dy javë nga vërshimi i lumit Devoll në sipërfaqet bujqësore të fushës së Maliqit, parcelat në fshatin Sovjan vazhdojnë të jenë ende nën ujë dhe dëmet po shtohen nga dita në ditë.

Fermerët tregojnë se kishin mbjellë kryesisht grurë dhe misër, por përmbytja i ka shkatërruar plotësisht.

Çarja e argjinaturës së lumit Devoll solli përmbytjen e rreth 3 800 hektarëve sipërfaqe bujqësore në fushën e Maliqit, duke prekur masivisht fermerët e fshatrave të kësaj zone.

Situata mbetet shqetësuese, ndërsa banorët presin mbështetje konkrete nga institucionet përgjegjëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB