Kupa e Afrikës, Hakimi thyen heshtjen dhe shpreh mirënjohjen e tij: Nga zemra…

20/01/2026 20:47

Achraf Hakimi është një prej shumë marokenëve që po përpiqet që pranojë se Maroku nuk është kampion i Afrikës. Një dhimbje që shumëfishohet duke parë mënyrën sesi shkuan gjërat e për më tepër duke qenë vendi pritës i kompeticionit. Kapiteni i Marokut, mori pak ditë kohë për të thyer heshtjen e tij duke iu drejtuar rrjeteve sociale.

‘Pas disa ditëve shumë të vështira duke u përpjekur të procesoj gjithçka ndodhi, e kisha të nevojshme të shprehesha nga zemra-shkruante Hakimi në postimin e tij në rrjetet sociale-Në radhë të parë dua të falenderoj Madhërinë e tij për punën e madhe të bërë për të garantuar këtë Kupë Afrikane që është padyshim më e mira në histori dhe që mbahej në vendin tonë. Faleminderit  për vizionin tuaj, mbështetjen dhe dashurinë e madhe për futbollin dhe Marokun. Falenderoj edhe presidentin tonë Lekjaa Fouzi për impenjimin total me kombëtaren dhe se besoi te në çdo etapë të rrugëtimit tonë’

Hakimi në postimin e tij padyshim nuk harroi të falendërojë as tifozët 

‘Si të mos falenderoj popullin maroken? Faleminderit që ishit këtu në çdo ndeshje, çdo minutë, çdo emocion-vijonte Hakimi-ishit lojtari ynë i 12, forca jonë kur na rëndonin këmbët dhe na dhimbte zemra. Ndjem mbështetjen tuaj në Marok dhe në të gjithë botën’

Dhe më pas Hakimi i rezervoi fjalët më të mira edhe për skuadrën dhe trajnerin e tij Walid Regragui.

‘Dua të falenderoj nga zemra Walid Regragui dhe të gjithë stafin e tij e në mënyrë të veçantë, shokët e mi të skuadrës për punën e madhe, impenjimin dhe sakrificën që bëmë së bashku gjatë Kupës së Afrikës-vijoi Hakimi-ishin 35 ditë  bashkëjetese, sforcimi konstant, disipline dhe uniteti. Një grup që i tregoi botës që Maroku jo vetëm konkurron, por edhe frymëzon. Sot kjo kombëtare është shndërruar në një skuadër të fortë, të respektuar dhe të admiruar, reflektimi i një vendi që ecën para me besim dhe po i tregon botës që është mes kombëtareve më të mëdha të futbollit’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB