IFAB ndryshon sërish futbollin; numërim mbrapsht në rivëniet anësore dhe ato të topit në lojë

20/01/2026 22:20

Në Londër, IFAB(International Football Association Board) zhvilloi një mbledhje gjatë së cilës ky organizëm u përqendrua në një sërë masash për të përmirësuar më shumë ritmin e ndeshjeve dhe reduktimin e ndërprerjeve të ndeshjeve.

Duke parë efektin pozitiv që pati në nivel global rregulli i ri që i ndalon portierët të mbajnë gjatë në kohë topin në dorë, te IFAB është rëndë dakord për masa të mëtejshme për të reduktuar ndërprerjet e ritmit të lojës mes të cilave aplikimi i numërimit mbrapsht në rivëniet të topit në lojë nga vija anësore dhe nga fundore

Asambleja propozoi disa modifikime në rregullore që detyron futbollistët që mos të marrin kurën apo të vlerësohen në aspektin mjekësor brenda fushës dhe të dalin jashtë saj ku do të qëndrojnë për një kohë të përcaktuar. Po kështu asambleja ra dakord që të aplikohet një limit kohe prej 10 sekonda për futbollistët që lënë fushën e lojës në momentin që zëvendësohen.

Përsa i përket protokollit VAR, asambleja rekomandoi që ndërhyrja të mbetet e kufizuar në 4 situata konkrete që mund të ndryshojnë fatin e ndeshjes(goli, penalltia, kartoni i kuq direkt dhe gabimet në identifikim). Tre janë zgjerimet specifike; kartonat e kuq që vijnë pas dhënies së kartonit të dytë të verdhë të gabuar; rastet kur një skuadër penalizohet gabimisht për një faull që shkakton karton të kuq apo të verdhë; goditjet e këndit të akorduar qartësisht në mënyrë të gabuar ,me kushtin që e gjithë kjo të bëhet në mënyrë të menjëhershme. ABM vendosi që të vijojë me provat për pozicionin jashtë loje dhe janë dhënë përditësime të mëtejshme për zhvillimin e teknologjisë gjysmëautomatike për pozicionin jashtë loje dhe për provën në punë e sipër të Football Video Support e drejtuar nga FIFA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB