Në kuadër të 100 vjetorit, Banka e Shqipërisë çeli ekspozitën “Paraja rrëfen” si pjesë historisë dhe rrugëtimit të monedhës shqiptare në një shekull.
Përmes dokumenteve arkivore, objekteve, imazheve dhe rrëfimeve, ekspozita ofroi një pasqyrë të plotë të zhvillimeve monetare dhe ekonomike të vendit.
“Në këtë udhëtim, Banka ka vepruar nën pothuajse të gjitha regjimet monetare: nga standardi i arit, te kontrolli i fortë i planifikimit të centralizuar, e deri te kornizat moderne të politikës monetare dhe synimit të stabilitetit të çmimeve. Përmes çdo tranzicioni, ajo është përpjekur të ruajë rolin e vet si një institucion i qëndrueshëm në rrethana shpesh të vështira, hera-herës të jashtëzakonshme”, tha guvernatori Gent Sejko.
Kjo ekspozitë pasqyruese u përshëndet edhe nga ambasadori i Italisë në Tiranë i cili vlerësoi rolin e Bankës Qendrore dhe shtoi thirrjet për më shumë bashkëpunim.
“Administrimi i politikës monetare kontrolli i inflacionit dhe stabilizimi i tregjeve detyra të vështira por të rëndësishme. Banka e Shqipërisë është në rritje. Të ndërtoni një sistem si konkurrues dhe të qëndrueshëm. Kjo është sfida aktuale. Të bashkojmë forcat për të parë para për ta ndërtuar atë të ardhmen së bashku”, tha Marco Alberti, Ambasadori i Italisë në Tiranë.
Një sërë kartëmonedhash dhe monedhash janë hedhur në qarkullim në këto 100 vite ndërsa banka me sytë nga e ardhmja përballet me sfidën për të ndërtuar një sistem financiar, konkurrues dhe të qëndrueshëm.
Top Channel