Naomi Osaka tërheq vëmendjen e të gjithëve me hyrjen e saj në fushën e lojës në turneun e parë Grand Slam të vitit, Australian Open.

Përpara ndeshjes me kroaten Antonia Ruzic, tenistja japoneze u shfaq me një look aspak të zakonshëm që i la të gjithë me gojën hapur duke fituar zemrat e publikut të pranishëm në stadium.

Tenistja japoneze, fituese e Happy Slam në vitet 2019 dhe 2021 u shfaq me një veshje, që vështirë se do të harrohet. Ajo kishte veshur një bluzë me ngjyrë gurëkali, pantallona të bardha me pala. Po kështu ajo kishte vënë në kokë një kapele të bardhë e shoqëruar nga një vello dhe në dorë kishte edhe një çadër dielli edhe kjo e bardhë duke e kombinuar me veshjen.

Më pas në fushë, Naomi Osaka hasi vështirësi në ndeshjen e saj teksa e munti Ruzic në 3 sete me rezultatin 2-1(6-3; 3-6 dhe 6-4)

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB