Pas Ernest Muçit, një tjetër futbollit i kombëtares shqiptare ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionatin turk. bëhet fjalë për Qazim Laçin që është pjesë e skuadrës së Rizesporit duke u bërë protagonist në ndeshjen e skuadrës së tij me Goztepen.

Mesfushori kuqezi ka shënuar në këtë ndeshje në minutën e 60 teksa ekzekutoi saktë një 11 metërsh duke barazuar përkohësisht shifrat në 1-1 pas golit të shënuar më parë Goztepe me Miroshin.

Gjithsesi ky gol nuk i shërbeu skuadrës së Rizespor e cila e humbi këtë ndeshje me rezultatin 3-1 sepse më pas shënuan edhe Kurtulan dhe Bekiroglu për skuadrën e Goztepes që mori 3 pikët.

Për Qazim Laçin, ky është goli i tij i tretë personal në këtë sezon me fanelën Rizesporit.

Shiko këtu golin e Laçit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB