Kërcënimi i presidentit amerikan Donald Trump me tarifa të reja doganore në mesin e konfliktit për Groenlandën, ministri i jashtëm gjerman Johann Wadephul i dha një përgjigje europiane.
Shefi i diplomacisë gjermane u shpreh se nuk beson që marrëveshja e arritur kohë më parë me Shtetet e Bashkuara, do të ratifikohet.
“Nuk pres që marrëveshja tregtare mes BE dhe SHBA, e arritur muaj më parë, të ratifikohet. Nuk besoj se kjo marrëveshje është e mundur në situatën aktuale”, tha ministri i jashtëm gjerman Johann Wadephul.
BE-ja dhe SHBA-ja arritën një marrëveshje vitin e kaluar në mosmarrëveshjen për tarifat, e cila ende duhet të miratohet nga Parlamenti Europian.
Ratifikimi ishte planifikuar për javën e ardhshme, por tani, me kërcënimin e tarifave të reja për shkak të mosmarrëveshjes për Groenlandën, mbetet për t’u parë nëse kjo marrëveshje do të realizohet.
“Ajo që mund të them është se jam shumë skeptik për mundësinë që kjo të ketë sukses tani. Nëse SHBA e ka seriozisht marrjen e masave të mëtejshme, natyrisht që do të duhet të ketë një përgjigje europiane”, shtoi ai.
Deklaratat e Trumpit se Groenlanda i duhet SHBA-së, dhe ajo është gati ta marrë qoftë përmes blerjes apo forcës ushtarake.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë njoftoi në fundjavë tarifa të reja doganore për Gjermaninë dhe shtatë vende të tjera europiane derisa të arrihet një marrëveshje për Groenlandën.
Wadephul riafirmoi solidaritetin me Groenlandën në programin Bericht aus Berlin: “Sovraniteti i Mbretërisë së Danimarkës dhe pavarësia e Groenlandës janë të palëkundura. Të ardhmen e Groenlandës e vendosin groenlandezët.”
Sa i përket çështjeve të tjera territoriale, vendimi i takon Mbretërisë së Danimarkës. “Të gjithë europianët qëndrojnë në solidaritet me Danimarkën dhe Groenlandën,” theksoi ai, edhe pse insistoi se nuk sheh rrezik për NATO-n dhe se nuk ka dyshime që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin plotësisht aleancën dhe gjithashtu mbrojtjen e Europës.
Top Channel