Çmimet e referencave për çdo zonë/ Kryeson Gjiri i Lalzit dhe Hamallaj me 190 mijë lekë/m2, në jug më i shtrenjtë Dhërmiu, në veri Velipoja Shqipëria e mbylli vitin 2025 me një bilanc negativ, duke thelluar deficitin në tregtinë e jashtme. Importet tejkaluan trefish eksportet në fundvit, duke ekspozuar varësinë e madhe të tregtisë shqiptare nga mallrat e huaja.
Shqipëria importoi më shumë mallra fizikisht, por me çmime mesatare më të ulëta, ndërsa eksportoi më pak mallra, si në vlerë ashtu edhe në peshë. Shifrat tregojnë se eksportet shqiptare kanë hyrë në një krizë të thellë, duke mos u rikuperuar për të tretin vit radhazi.
Në tërësi, panorama për vitin 2025 është edhe më e qartë. Eksportet totale ranë me 6.1%, duke zbritur në 346 miliardë lekë, ndërsa importet arritën në 887 miliardë lekë. Sektorët që pësuan rënien më të madhe ishin materialet e ndërtimit dhe metalet, si edhe mineralet dhe energjia, dy shtylla tradicionale të eksporteve shqiptare. Ndërkohë, importet u rritën kryesisht për energji, lëndë djegëse dhe ushqime.
Si pasojë e kësaj ecurie, deficiti tregtar në vitin 2025 arriti në 541 miliardë lekë, me një rritje prej 3% krahasuar me vitin 2024. Në aspektin gjeografik, Italia mbetet partneri kryesor tregtar, por eksportet drejt saj ranë ndjeshëm gjatë vitit. Ndërkohë, importet nga Kina janë rritur ndjeshëm.
Presioni mbi eksportuesit shtohet edhe më shumë nga kursi i këmbimit, ndërsa euro vazhdon të bjerë, duke u këmbyer në nivele minimale dhe duke arritur vlera rekord në blerje prej 93 lekësh.
Për të rritur rezervën valutore dhe për të ruajtur një kurs të qëndrueshëm valutor, Banka e Shqipërisë bleu 826 milionë euro gjatë vitit 2025.
Top Channel