Partizani ka marrë një fitore të rëndësishme në minutat e fundit ndaj Teutës, duke triumfuar me rezultatin 2-1 në një ndeshje të luftuar deri në sekondat e fundit.

Të kuqtë kaluan të parët në avantazh në pjesën e parë me golin e Toma në minutën e 32-të, ndërsa Teuta reagoi menjëherë në fillimin e fraksionit të dytë, ku Jazxhi barazoi shifrat në minutën e 80-të.

Kur gjithçka po shkonte drejt një barazimi, ishte Contreras ai që në minutën 90+3 shënoi golin vendimtar, duke shpërthyer festën në kampin e Partizanit dhe duke i siguruar “Demave” tre pikë shumë të vlefshme.

Me këtë fitore, Partizaqni parakalon Teutën në vendin e 5-të, me të dyja ekipet që numërojnë 26 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB