Mbajti poste të larta në administratë pa diplomë universiteti, zv.ministri grek jep dorëheqjen pas skandalit
Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store konfirmoi sot se ka marrë gjatë fundjavës një mesazh nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në të cilin ky i fundit theksonte se nuk ishte më i interesuar për paqen, dhe kjo për shkak se nuk iu dha kurrë Nobeli i shumëpretenduar prej tij.
“Duke qenë se vendi juaj vendosi të mos ma japë Çmimin Nobel për Paqen për faktin edhe pse kam ndaluar 8 luftra e më shumë, nuk ndiej më detyrimin të mendoj vetëm për Paqen, megjithëse ajo do të mbetet gjithmonë mbizotëruese, por tani mund të mendoj edhe për atë që është e mirë dhe e duhur për Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” shkroi Trump të dielën, duke shtuar se kërkonte “Kontroll të Plotë dhe Total të Groenlandës.”
Store i tha medias norvegjeze VG se mesazhi i Trumpit, i raportuar fillimisht nga PBS, ishte një përgjigje ndaj “një mesazhi të shkurtër që ai vetë i kishte dërguar më herët kreut të Shtëpisë së Bardhë ne emrin e tij dhe Presidentit të Finlandës, Alexander Stubb,” në të cilin dy liderët nordikë bënin thirrje për uljen e tensioneve dhe kërkonin një telefonatë trepalëshe.
Sipas the Journal, parlamenti norvegjez emëron pesë anëtarët e Komitetit të Nobelit, por fituesin nuk e zgjedh drejtpërdrejt qeveria.
Javën e kaluar, fituesja e çmimit, udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, i dhuroi Trumpit medaljen gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë.
Megjithatë, Komiteti i Nobelit këmbënguli se zotërimi i medaljes nuk do të thotë të jesh laureat.
“Pavarësisht se çfarë mund të ndodhë me medaljen, diplomën apo shumën e çmimit, është dhe mbetet laureati origjinal ai që është regjistruar në histori si marrësi i çmimit”, tha komiteti në një deklaratë, duke nënvizuar se nëse medalja ose diploma më vonë bie në zotërim të dikujt tjetër, kjo nuk e ndryshon faktin se kush është vlerësuar me Çmimin Nobel për Paqen.
Top Channel