Irani këmbëngul, vendos 10 kushte për të shkuar në Botëror, si do të reagojnë vendet organizatore
Alexis Saelemaekers ishte një prej protagonistëve të Milanit në fitoren ndaj Lecces teska bëri një paraqitje të mirë e madje dha dhe asist te Fullkrug për të shënuar golin që iu dha 3 pikët kuqezinjve.
Por belgu i shqetësoi jo pak tifozët e Milanit që e panë të festonte suksesin me një qese akulli në këmbë dhe duke ecur me vështirësi aq sa Maignan e mori në shpinë.
Futbollisti i qetësoi të gjithë, por lajmet e ardhura këtë të hënë nga Milani, pas disa ekzaminimeve të kujdesshme, nuk janë aq qetësuese, Saelemaekers ka pësuar një dëmtim në aduktorin e majtë dhe gjendja e tij do të vlerësohet gjatë kësaj jave.
Që do të thotë se prania e tij në përballjen me Romën, një sfidë shumë e rëndësishme në garën për zonën Champions dhe titullin në Serie A, është në dyshim.
Top Channel