Starton Australian Open, kualifikohen Alcaraz e Zverev, Venus Williams, mosha bën të vetën, eliminohet menjëherë
Madonna di Campiglio, perla alpine në Dolomitet e Brentas, për të katërtin vit radhazi u bë arena e prezantimit të Ducati Lenovo Team(Ducati zyrtar) në Botërorin e MotoGP.
Në ceremoninë e zhvilluar këtë të hënë iu hoq velloja motorit Desmosedici GP të Marc Marquez dhe Francesco Bagnaia me të cilët të dy pilotët do të bëjnë debutimin në Tajlandë në muajin mars.
Ducati vjen me një tjetër vit rekordesh në shpatullat e tij teksa i fitoi të gjithë titujt e mundshëm në 2025 si dhe prestigjiozen ‘kurora e trefishtë’ për të tretën herë në histori.Në total Ducati e mbylli 2025 me 13 gara të fituara për të dytin vit radhazi që e coi në 99 numrin total të garave të fituara nga Ducati zyrtar. Po kështu vitin e kaluar Ducati me anë të Marc Marquez vendosi rekordin e pikëve të fituara nga një pilot i vetëm, me 545 pikë, ndërkohë që fitoi edhe titullin e 6 për Konstruktorë. Padyshim që këtë vit Ducati do të kërkojë të vendosë diktatin e tij në Botërorin e MotoGP dhe ka një motiv më shumë për ta arritur këtë, sepse këtë vit, skuderia e njohur italiane do të festojë 100 vjetorin e themelimit të saj. Ky fakt u vu re edhe në telajon e motorëve të Marquez dhe Bagnaias që ka një ngjyrë të kuqe të errët, si ajo në fillimet e motorit.
Në këtë ceremoni nuk mund të mungonin dy pilotët e kësaj skuderie, dy emra që nuk kanë nevojë për prezantime. Nëntë tituj botërorë për pilotë në klasin MotoGP, dy kampionë të jashtëzakonshëm në fushë dhe jashtë saj; Marc Marquez dhe Francesco Bagnaia. Protagonist i një prej rikthimeve më të jashtëzakonshme në kompeticionet sportive, Marc është gati të shkruajë një tjetër kapitull në historinë e motoçiklizmit. Përkrah tij do të jetë Francesco Bagnaia, sinonim i rezistencës dhe impenjimit që do të kërkojë të kthehet në pozicionet më të larta aty ku i takon.
‘Viti 2025 përfaqësoi një moment kyç të jetës dhe karrierës sime-tha Marc Marquez-një sfidë kundër të gjitha vështirësive për t’i provuar vetes sime në radhë të parë që mund të isha në gjendje që të fitoja sërish. Nuk jam i vëmendshëm ndaj shifrave dhe rekordeve, por 2026 përfaqëson në të njëjtën mënyrë një sfidë më shumë. Rikonfirmimi do të jetë akoma më i vështirë, por kemi mundësinë të shfrytëzojmë paketën e Desmosedici GP që është më kompetitivi dhe i besueshmI. Objektivi i parë është rifitimi i besimit në drejtim të motorit pas dëmtimit, më pas do të kërkoj të jap spektakël në pistë me Ducatin’
Ndërsa Francesco Bagnaia deklaroi se pas atij viti të vështirë, i është rritur akoma më shumë dëshira për t’u kthyer sa më shpejt në pistë.
‘Lë pas një vit impenjativ, por që më dha shumë mësime dhe bëri që të rritet akoma më shumë dëshira ime për t’u kthyer në pistë sa më shpejt të jetë e mundur me Desmosedici GP e ri-tha Bagnaia-ishte e rëndësishme për mua t’i shkoja deri në fund pa hequr dorë, të përballoja çdo situarë dhe të mësoja më shumë nga çdo eksperiencë. Viti 2026 do të ketë një vlerë të veçantë; një mundësi të re për të treguar të gjithë potencialin tonë në vitin e 100 vjetorit të DucatI dhe me një telajo që ka vërtet impakt’.
Top Channel