Debati për finalen e Botërorit 2030, ‘AS’: Zbehet Maroku, fiton pikë ‘Santiago Bernabeu’
Këtë të hënë u zhvilluan 3 ndeshjet e tjera që ulën siparin e javës së 20 të Kategorisë Superiore. Partizani mundi Teutën 2-1, Vora barazoi me Tiranën 1-1 dhe Vllaznia mundi Dinamon në Tiranë 2-0, ndërkohë që një ditë më parë Egnatia barazoi me Elbasanin 2-2 ndërsa Flamurtari mposhti Bylisin 3-0.
Këto rezultate sollën edhe ndryshime në klasifikimin e përgjithshëm. Egnatia vazhdon të jetë në krye të renditjes, por diferenca me ndjekëset është shumë e ngushtë. Në fakt tani në vendin e dytë është pikërisht Vllaznia që pas suksesit me Dinamon parakaloi Elbasanin që zbret në vendin e tretë. Zona e Final Four plotësohet nga Dinamo që tani e sheh veten në vendin e katërt.
Pas një fillimi shumë të vështirë, Partizani duket se e ka marrë veten dhe për herë të parë në këtë sezon e sheh veten në vendin e pestë të klasifikimit me 26 pikë duke parakaluar pikërisht Teutën, edhe kjo mbeti me 26 pikë
Ndërkaq e ndezur është edhe gara për mbijetesë. Vora është jashtë zonës së ftohtë teksa pozicionohet në vendin e 7 me 23 pikë, vetëm 5 pikë më shumë se Flamurtari në vendin e tetë, që të con në playout, me vlonjatët që ia rrëmbyen këtë pozicion pikërisht Bylisit që tani është në vendin e parafundit me të njëjtën kuotë pikësh me Flamurtarin, 18. Në vendin e fundit vazhdon të jetë Tirana që pas 20 javësh kampionat ka grumbulluar 14 pikë.

Top Channel