Drejt Copenhagen-Napoli, Conte: Ndeshje vendimtare, është e qartë që jemi në vështirësi, nuk jam magjistar
Brahim Diaz u bë protagonist negativ në finalen e Kupës së Afrikës me Senegalin teksa humbi penalltinë e fituar në minutën e 96 duke i mohuar mundësinë Marokut të fitojë titullin e kontinentit që i mungonte që nga 1976. Padyshim që kritikat për të ishin të ashpra me futbollisti, gjë që detyroi futbollistin t’i drejtohet rrjeteve sociale për t’iu kërkuar ndjesë tifozëve
‘E ëndërroja këtë titull, faleminderit të gjithëve për afeksionin tuaj, për çdo mesazh, mbështetjen që keni shfaqur ndaj meje që më kanë bërë të ndjej se nuk jam vetëm-shkruante Brahim Diaz një ditë pas asaj finaleje për t’u harruar për të-luftova me të gjitha forcat e mia e sidomos me të gjithë zemrën time. Dje gabova dhe marr përsipër të gjithë përgjegjësinë. Ju kërkoj ndjesë shumë sinqerisht’
Pasi pësoi një faull në minutat shtesë të ndeshjes nga senegalezi Malick Diouf që u konsiderua faull për penallti, Diaz deshi të presë pak kohë përpara se të ekzekutojë 11 metërshin. Rreth tiij ndërkohë ndodhi gjithçka me trajnerin e Senegalit që thuajse i bindi lojtarët e tij të braktisnin fushën në shenjë proteste, përpara se skuadra të rikthehej në fushë pas ndërhyrjes së Sadio Mane. Nga pika e bardhë sulmuesi tentoi të gjuajë topin me stilin Panenka por nuk pati sukses portieri Mendy e priti gjuajtjen e tij, një makth që do ta përndjekë për një kohë të gjatë futbollistin maroken.
‘Shërimi do të jetë i vështirë-vijon Brahim Diaz-sepse kjo plagë nuk do të mbyllet lehtë, por do të përpiqem. Jo për veten time, por për të gjithë ata që besuan tek unë dhe të gjithë ata që kanë vuajtur me mua. Do të vazhdoj deri sa një ditë ta shpërblej të gjithë këtë dashuri dhe të jem një motiv krenarie për popullin maroken’
Shënuesi më i mirë i turneut por me peshën e humbjes së shansit të madh, Brahim Diaz do të kthehet te Reali i Madridit pas një muaji mungesë ku do të gjejë një trajner të ri dhe skuadrën në shënjestrën kritikave të tifozëve pas zhgënjimeve të Los Blancos në Superkupën e Spanjës dhe Kupës së Mbretit.
Top Channel