Përdorin truket e vjetra, ja si hakerët e kriptomonedhave vodhën 700 milionë dollarë nga investitorët
Një sulm i SHBA-së ndaj Groenlandës do të sillte fundin e rendit botëror për ish shefi i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, i cili është njohur për gjuhën e kujdesshme, por këtë herë nuk ngurroi të reagonte ashpër ndaj Donad Trumpit.
“Do të ishte fundi i rendit botëror siç e njohim ne nëse SHBA do të pushtonte Grenlandën me force. Trump po përdor për Grenlandën një gjuhë të ngjashme me atë të “të fortëve” në Rusi dhe Kinë të cilët ai duhet të përpiqet t’i kontrollojë. Për mua, ka qenë një proces i dhimbshëm. Që nga fëmijëria, i kam konsideruar Shtetet e Bashkuara si udhëheqësin e natyrshëm të botës së lirë. Madje kam folur për SHBA-në si policin e mirë të botës”, u shpreh ish shef i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Rasmussen, i cili dërgoi dikur trupa daneze për të luftuar përkrah SHBA-së në Afganistan, insistoi se ndasitë në frontin perëndimor shkojnë në favor të Rusisë.
“Jam i sigurt që Moska shpreson që Grenlanda të bëhet ajsbergu që fundos NATO-n. Pra, e gjithë kjo shkon përtej Danimarkës dhe Groenlandës”, u shpreh ish shef i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Sipas arsyetimit amerikan Groenlanda mund të mbrohet vetëm nëse do të ishte pjesë e SHBA-së, sepse europianët duken të dobët. Qeveria amerikane e justifikoi qëllimin e saj për aneksimin e Groenlandës nga SHBA-ja me nevojën për të shmangur një konflikt të mundshëm në rajonin e Arktikut.
Top Channel