Karriget përdoren si armë, pamjet tregojnë tifozët e Senegalit dhe rojet e policisë që përleshen, dhuna përhapet edhe në fushë
Shaqueel van Persie, djali i legjendës Robin van Persie, e hapi në mënyrë sensacionale llogarinë e tij si futbollist profesionist, duke realizuar dy gola spektakolarë ndaj Spartës së Rotterdamit.
Feyenoordi, që kishte humbur shtatë nga dhjetë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, ishte në disavantazh 0–2 ndaj rivalëve të qytetit, kur 19-vjeçari Shaqueel u hodh në fushë në minutën e 64-të nga babai i tij, njëkohësisht trajner i skuadrës, Robin van Persie. Pasi Hwang-In Beom ngushtoi rezultatin, Shunsuke Mito riktheu avantazhin me dy gola për Spartën, duke e vënë Feyenoordin përballë një misioni shumë të vështirë për të marrë fitoren e parë që nga 6 dhjetori.
Në minutat e fundit, Shaqueel van Persie mori gjithçka mbi shpatulla. Sulmuesi i ri shënoi fillimisht në minutën e 87-të me një gol mahnitës me thembër, duke i dhënë shpresë skuadrës së tij. Vetëm një minutë më pas, ai ndezi sërish stadiumin, duke realizuar golin e barazimit me një gjuajtje akrobatike me gërshërë, pas një krosimi të Luciano Valentes.
Like father, like son 🔥
Shaqueel van Persie scored his first two senior goals for Feyenoord including this spectacular overhead kick with his dad watching on 👏 pic.twitter.com/mKGKxaKoOw
— BBC Sport (@BBCSport) January 18, 2026
Megjithatë, dy golat e tij nuk mjaftuan për fitoren, pasi Sparta shënoi golin vendimtar në minutën e 94-t, duke triumfuar 4–3 dhe duke e lënë Feyenoordin, si edhe dyshen (babë e bir) Van Persie, pa pikë. Shaqueel van Persie kishte bërë debutimin e tij me Feyenoordin në humbjen 3–1 në Europa League ndaj Celtic. Vendimi i Robin van Persie për ta aktivizuar të birin në një ndeshje kaq të rëndësishme evropiane u kritikua gjerësisht, por trajneri e mbrojti zgjedhjen e tij: “E mora atë vendim si trajner, jo si baba, sepse kishim nevojë për gol. Shaqueel është një lojtar që mund të shënojë nga çdo pozicion. Kjo ishte arsyeja pse e futa në lojë”.
Top Channel