Oferta e Ramës për ndryshime kushtetuese, përgjigjet Berisha: Nuk ka asnjë kompromis, të japë dorëheqjen

17/01/2026 13:40

Një ditë më parë kryeministri Rama ftoi opozitën që ti bashkohej në Parlament nismës për ndryshimet kushtetuese.

Por pa u bërë ende 24 orë, ka marrë një përgjigje refuzuese nga Partia Demokratike.

Lideri i demokratëve, Sali Berisha u pyet sot në një komunikim me qytetarët nëse opozita do të japë kontributin e saj në ndryshimin e ligjit themeltar të shtetit.

“Me Edi Ramën nuk ka asnjë kompromis. Edi Rama të japë dorëheqjen dhe të paraqitet para ligjit për të gjitha aktet e tij, vjedhjet e tij monstruoze”, tha Berisha.

Ai renditi dosjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, dosjen e AKSHI-t, dosjen e Ergys Agasit dhe tentativën për të hakeruar dosjet e SPAK-ut si arsye për të mos bashkëpunuar me shumicën. “Kështu që në këto rrethana, fjala e qytetarëve është vendimtare për shpëtimin nga ky regjim”, deklaroi Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB