Kategoria e Parë/ Skënderbeu bën pazar në Superiore, siguron shërbimin e sulmuesit të Elbasanit
Kategoria e Parë u rikthye sot në fushë me ndeshjet e javës së 18-të, duke dhuruar rivalitet dhe rezultate interesante.
Pesë sfida u zhvilluan paralelisht duke nisur në orën 13:30, ku vëmendja kryesore ishte përballja mes Pogradecit dhe Besës, e cila përfundoi pa gola.
Emocionet më të forta u regjistruan në ndeshjen Laçi–Kukësi. Vendasit arritën të sigurojnë fitoren 2-1 falë golit vendimtar të Hajrulla Tolës në minutat shtesë, konkretisht në të 97-ën, duke përmbysur rezultatin dhe marrë tre pikë shumë të rëndësishme.
Fitore të pastra arritën edhe Kastrioti, Lushnja dhe Burreli, të cilat kaluan me sukses kundërshtarët e tyre përkatës. Ndërkohë, Iliria, Korabi dhe Apolonia u larguan nga kjo javë pa pikë.
Rezultatet përfundimtare të javës së 18-të:
Laçi 2–1 Kukësi
38′ (p) Myrta, 90+7′ Tola – 69′ Bespallov
Pogradeci 0–0 Besa
Iliria 0–1 Kastrioti
49′ (ag) Veriu
Lushnja 2–0 Korabi
45+2′ Canka, 90′ Peqini
Burreli 2–0 Apolonia
62′ (p) Xhabrahimi, 65′ Murra
Top Channel