Bashkëpunimi mes qeverisë dhe bashkive, Rama krijon grupin e punës, zbulon emrin e ministrit drejtues dhe përfaqësuesit vendorë

17/01/2026 13:45

Në mbyllje të takimit të sotëm me kryetarët e bashkive, Rama njoftoi dhe ngritjen e një grupi pune të përbashkët mes qeverisë dhe bashkive.

Në krye të këtij grupi pune do të jetë ministri i pushtetit vendor Ervin Demo, ndërsa përfaqësues nga qeveria do të jetë ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahiaj, ministri i kulturës dhe turizmit Blendi Gonxhe dhe ministri i mjedisit Sofjan Jaupaj. Ndërkohë përfaqësues nga bashkitë do të jenë kreu i bashkisë së Lezhë, Maliqit, Shkodrës, Himarës, Durrësit dhe Roskovecit.

Rama tha se ky grup pune do të vlejë për adresimin dhe trajtimin e problemeve të bashkive.

“Është koha të krijojmë një grup pune të përbashkët me qeverinë dhe bashkive për të trajtuar të gjitha problemet dhe për t’i futur në vijë si në aspektin rregullativ apo dhe në aspektin e problematikave të ndryshe.

Janë përfaqësuesit tuaj në këtë grup dhe ky grup do duhet të trajtojë çështje specifike nën drejtimin e ministrit të pushteti qendror dhe ai më pas do t’i drejtohet qeverisë për ndryshime në ligje, nxjerrje urdhëresash të reja dhe krijimin e sinergjive të reja”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB