Aksidenti fatal në Durrës/ 18-vjeçarja përcillet sot në banesën e fundit mes dhimbjes e lotëve, Gjykata lë në burg shoferin e ‘BMW X5’

17/01/2026 10:58

Vikena Greku, 18-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur natën e së enjtes te Ura e dajlanit, do të përcillet sot në mesditë për në banesën e fundit, në fshatin Dyshnik të Beratit. 

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin fatal, Arbër Xhaxhaj nga Fieri, doli sot para gjykatës për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë. Gjykata dha masës ‘arrest me burg’.

Ai ishte i dehur dhe me shpejtësi të lartë teksa drejtonte automjetin tip BMW X5 në drejtimin Tiranë-Durrës, raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi.

Mjeti theu barrierat mbrojtëse dhe përfundoi shumë metra më tutje, në një hapësirë për tregtimin e luleve. Si pasojë e aksidentit humbi jetën 18-vjeçarja Greku, ndërsa u dëmtuan lehtë Xhaxhaj dhe dy këmbësorët.

Në gjendje tejet të rëndë psikologjike, Xhaxhaj i prangosur mbërriti në Gjykatën e Durrësit, ku u njoh me masën e sigurisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB