Rusia tronditet nga vdekja e ish-zyrtarit në Moskë, Sergei Tropin humb jetën në rrethana të paqarta
Mike Maignan së bashku me Adrien Rabiot ishin protagonistët absolutë të fitores së Milanit në sfidën ndaj Comos. Portieri francez u kthye të jetë sërish magjik, lider në fushë dhe jashtë saj gjë që e vërteton edhe fjalimi i tij me shokët e skuadrës: ‘Djema, sonte do t’i shkojmë deri në fund. E gjithë ajo që ndodh, duke ecur përpara. Deri në fund deri sa të fërshëllejë arbitri’-ishin fjalët e thëna nga Maignan pak para fillimit të ndeshjes.
Tashmë edhe çështja e rinovimit të kontratës po shkon mirë dhe palët tashmë e kanë arritur akordin për një kontratë deri në 2029 me opsion zgjatjen e saj deri në 2030 dhe me një pagë të dyfishuar. Maignan me akordin e ri do të përfitojë 5.5 milionë euro plus bonuese për një pagë totale prej 7 milionë euro.
Për ta mbyllur përfundimisht këtë histori mbetet për t’u zgjidhur çështja e komisioneve të agjentit të Maignan që dëshiron të përdorë kartën e skadencës së kontratës së portierit në qershor për të siguruar një përqindje më të madhe.
Ndërkaq sipas të përditshmes ‘La Gazzetta Dello Sport’, agjenti i Maignan, Jonathan Kebe është në Milano për të zhvilluar një takim me drejtuesit e Milanit dhe për të gjetur një marrëveshje përfundimtare.
Top Channel