Reduktim i numrit të deputetëve në 101 dhe reformë territoriale brenda korrikut, Balla: Numërimi i votave në qendrat e votimit
Kryeministri Edi Rama, mblodhi sot grupin e parlamentar të Partisë Socialiste, ku në fokus ishte procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Kreu i qeverisë iu drejtua deputetëve të PS duke u thënë se kur vjen një ligj i caktuar në Parlament duhet miratuar dhe jo diskutuar.
‘Ju e dini që s’jam lehtësisht i përthyeshëm, ju ftoj që të jeni të përthyeshëm’, u tha Rama.
“Të gjithë mekanizmin e gjerë dhe kompleks të arkitekturës së ligjit europian negociohet me komisionin, i imponohet qeverisë dhe vjen në parlament. Kur vjen, duhet miratuar, jo diskutuar, sepse që t’i hymë diskutimit të një ligji të tillë duhet të diskutojmë a duam të hymë në BE apo jo? Me të drejtë disa shokë dhe kolegë bëjnë gabimin që bëja unë, derisa e mësova që s’duhej bërë. Marrim një draft që vjen nga qeveria pasi është dakordësuar me Komisionin dhe fillojnë i referohen vendeve të tjera në BE. Këtë gjë po e ndaj me ju si eksperiencë dhe duke shpresuar që ju e dini që s’jam lehtësisht i përthyeshëm, ju ftoj që të jeni të përthyeshëm të gjithë në këtë pikë. Që ta bëni si Franca, duhet të jeni Franca, ju jeni Shqipëria, ‘s’kemi kërkuar ne që të bëheni pjesë e familjes sonë, por jeni ju, për ju kemi kushte dhe janë këto, nëse doni, nëse s’doni’...”, u shpreh Rama.
Më tej ai tha “Kjo nuk ndodh vetëm me Shqipërinë, i gjithë procesi i anëtarësimit ka sjellë rëndim të kushteve për ata që ka ardhur më pas. Ata që kanë hyrë më parë në BE e kanë pasur më të lehtë procesin dhe janë bërë anëtarë me shumë më pak kushte. Kanë qenë shumë më të përgatitur seç jemi ne sot, pastaj kanë ardhur ata më pas që kanë pasur më shumë kushte se më parë. Më pas të tjerët, e pastaj në fund ka ardhur Kroacia, e tani jemi ne, vendet e Ballkanit Perëndimor që kemi kushte që as Kroacia nuk do t’i merrte dot me mend“.
Top Channel