“Ndryshime kushtetuese brenda këtij mandati”/ Rama fton opozitën për pakte politike në Kuvend

16/01/2026 18:16

Kryeministri Edi Rama ftoi opozitën për ndryshime kushtetuese në Parlament. Edhe në situatën që opozita ka thirrur protestë për largimin e tij dhe krijimin e një qeverie teknike, Rama i ofroi opozitës bashkëpunim për të ulur numrin e deputeteve.

“Duhet të mendohet edhe ngritja e një grupi nismëtar për ndryshimet kushtetuese. Kemi shtruar nevojën që Kuvendi i Shqipërisë të zvogëlohet në numër, kemi kuvend me 140 vetë, fare mirë mund të kemi kuvend me 100 vetë. Ka dhe aspekte të thera që duhen zgjedhur nga njerëzit që dinë se çfarë shohin, lexojnë, thonë, kur vjen fjala te kushtetuta e Shqipërisë duhet ngritur një grup që pastaj të hapë një proces, është shumë më tepër se një reformë zgjedhore, kërkon shumë më tepër hapësirë angazhim, burime. Ambicia do jetë duhet të jetë që në fund të mandatit të kalojmë edhe një reformë kushtetuese”

Rama shtoi më tej se “Dua të ecim me shumë vendosmëri në futjen sa më thellë të teknologjisë në punën e Kuvendit, me të gjitha ato që u thanë. E kemi thënë edhe herë të tjera, unë mendoj që kanali i parlamentit në televizionin shqiptar, duhet të kthehet në një kanal të parlamentit jo thjesht për të lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë seancat e Kuvendit. Vende te tjera e kanë një kanal parlamentar, duhet ta kemi edhe ne. Kjo do të bëhet nën kujdesin e Kryesisë së Kuvendit duke ftuar patjetër edhe përfaqësuesin e opozitës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB