Kapen me 160 kilogramë kokainë, arrestohen dy shqiptarë në Bergamo
16/01/2026 09:36
Mbi 160 kilogramë kokainë u sekuestruan nga Policia Financiare e Brescias gjatë një operacioni kontrolli territorial në zonën industriale të provincës së Bergamos.
Dy burra me origjinë shqiptare u arrestuan. Oficerët vunë re aktivitet të dyshimtë rreth një kamioni, me shoferin e mjetit të rëndë që hipte në rimorkio, ndërsa një makinë ndaloi pranë tij.
Operacionet e kërkimit filluan kur shtatë çanta të mëdha iu dorëzuan shoferit të makinës. Brenda çantave, ata gjetën 150 blloqe kokaine, që peshonin më shumë se 160 kilogramë. Sipas vlerësimeve të hetuesve, droga mund të kishte një vlerë prej afërsisht 20 milionë eurosh në treg.
Top Channel