Gjiri i Fundy-t/ Zona ku baticat më të larta në botë zbulojnë ishuj, balena dhe fosile 300 milionë vjeçare
Kabir Bedi, aktori ikonik i serisë televizive “Sandokan” dhe ylli i Bollywood-it, mbush 80 vjeç. Që nga koha e tij në Hollywood deri te kthimi i tij në Indi për aktivizëm, aktori mban mbi supe një karrierë të shkëlqyer në film.
Ai lindi në një familje intelektuale dhe revolucionare më 16 janar 1946, në Lahore, në Punjab të Pakistanit, atëherë nën sundimin britanik, në një familje me origjinë sikhe. Babai i tij, ishte filozof dhe nëna e tij, Freda, ishte një aktiviste e lindur në Angli e cila u bë murgeshë budiste tibetiane.
Kabir studioi në Kolegjin Sherëood në Nainital dhe më pas në Kolegjin e Shën Stefanit në Delhi.
Ai debutoi si aktor në fillim të viteve 1970 në Bollyëood, industrinë e famshme indiane të filmit. Suksesi erdhi në vitin 1976 kur Sergio Sollima i ofroi rolin e piratit Sandokan në dramën me të njëjtin emër, të frymëzuar nga romanet e Emilio Salgari-t.
Mini-seriali pati një sukses të madh si në Itali ashtu edhe jashtë saj, përfshi edhe Shqipërinë duke u bërë kështu një ikonë televizive.
Top Channel