CBF (Federata Brazilian e Futbollit) ka konfirmuar bazën e përgatitjes për Botërorin 2026, e cila do të jetë në New Jersey, SHBA.

Kombëtarja braziliane do të qëndrojë në The Ridge Hotel, në Basking Ridge, dhe do të përdorë qendrën e stërvitjes Columbia Park në qytetin e Morristown-it. Zgjedhja e vendndodhjes është strategjike: ndeshjet e fazës së grupeve do të zhvillohen në New Jersey, Philadelphia (më pak se 1 orë me makinë) dhe Florida (rreth 2 orë me avion). Kjo u mundëson lojtarëve dhe stafit të kombëtares të kenë pushim dhe përgatitje optimale.

Kombëtarja, e udhëhequr nga Carlo Ancelotti, do të përballet me Marokun (14 qershor), Haitin (20 qershor) dhe Skocinë (25 qershor), duke synuar titullin e gjashtë Botëror për Brazilin.

Qendra e stërvitjes, Columbia Park, është përdorur zakonisht nga New York Red Bulls dhe ofron facilitete moderne të inauguruara në 2024. Kompleksi përfshin fusha të klasit të parë, ambiente sportive dhe mjekësore të brendshme, si dhe zyra për staf dhe drejtuesit teknikë. Brazilianët do të kenë kështu një “laborator të avancuar stërvitor” për të përgatitur lojtarët si Vinicius, Raphinha dhe Casemiro për sfidat e mëdha të turneut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB