“Bac u kry”/ Çfarë paralajmëron Shkëlqim Hajdari: Reforma që i vë fre abuzimit dhe mbron biznesin e ndershëm
Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” për tre autorët e dyshuar të vrasjes së Martin Çeços.
Burimet konfirmojnë se tre autorët e dyshuar, Valter Mollaj, kushëriri i tij Edlir Mollaj dhe bariu Bleti Angjo janë liruar nga gjykata e Apelit pasi kjo e fundit ka konstatuar humbjen e fuqisë së paraburgimit të caktuar në datë 20.06.2022, për shkak të tejkalimit të afatit të qëndrimit maksimal, raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule.
Hetimet për vrasjen vijojnë për 3 personat. Lidhur me ngjarjen, rikujtojmë se 26 vjeçari Martin Çeço u vra dhe më pas u hodh në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit në qershor të vitit 2022.
Të tre u arrestuan pas dëshmisë së Tina Pajollarit, e cila vijon të jetë në burg lidhur me ngjarjen. Kjo e fundit u arrestua më vonë pasi dyshohet se ka qenë e pranishme në momentin e vrasjes.
Top Channel