Fisnik Asllani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Hoffenheim fitoi në shtëpi përballë Borussia Monchengladbach.

Sfida e vlefshme për javën e 17-të të Bundesligës, është momentalisht 5-1. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ka asistuar në 2 prej këtyre golave. Si fillim, Asllani asistoi në minutën e 24-të për rezultatin 2-0, ndërkohë që për asistin e dytë mendoi në minutën e 46-të, kur sfida shkoi 3-0.

Këshut, shqiptari shkon në kuotën e 5 asisteve, teksa ka shënuar edhe 7 gola përgjatë këtij sezoni me gjermanët, ndërkohë që mbetet një emër shmë intrigues për repartin e sulmit të disa klubeve të mëdha europiane dhe mosha e tij e re e lejon të ketë një vlerë shumë të lartë në merkato. Jo më kot ekipi I tij nuk fillon asnjë bisedim për talentin e ri shqiptarë që nuk ka startin nga 50 milion euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB