Trump paralajmëroi masa të forta ndaj tyre, Irani mohon se kishte planifikuar ekzekutimin e protestuesit 26-vjeçar
Një emigrant somalez, i kërkuar nga autoritetet britanike për përdhunime të përsëritura ndaj motrës së tij a13-vjeçare, është arrestuar sapo ka zbritur nga avioni në Gjermani.
I dyshuari, 26 vjeç, shtetas holandez i lindur në Somali, u ndalua nga policia federale gjermane në aeroportin e Frankfurtit, vetëm pak çaste pas mbërritjes nga një fluturim i gjatë nga Addis Ababa, Etiopi. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar nga Mbretëria e Bashkuar që prej dhjetorit 2023, shkruan The Sun.
Në një deklaratë zyrtare, policia federale gjermane bëri të ditur: “Bazuar në një njoftim kërkimi, oficerët e Policisë Federale arrestuan një shtetas holandez 26-vjeçar në aeroportin Frankfurt am Main.”
Sipas autoriteteve, ai akuzohet se ka përdhunuar në mënyrë të përsëritur motrën e tij 13-vjeçare gjatë vitit 2020, ndërsa jetonte në Mbretërinë e Bashkuar.
Pas arrestimit, i dyshuari u paraqit para gjyqtarit kompetent të paraburgimit në Frankfurt. Emri i tij nuk është bërë publik, ndërsa ai u mbajt në paraburgim në aeroport teksa hetimet vijojnë.
Autoritetet gjermane sqaruan se, për shkak se i arrestuari ka të drejtë të kundërshtojë ekstradimin, transferimi i tij drejt Britanisë së Madhe mund të zgjasë nga 10 deri në 60 ditë — afate që konsiderohen standarde në raste të tilla.
Ngjarja vjen vetëm pak ditë pasi një tjetër emigrant, Mehmet Ogur, u dënua me shtatë vite burg në Britani për përdhunim dhe tentativë përdhunimi. Po ashtu, më herët gjatë këtij muaji, një emigrant afgan u shpall fajtor për sulm seksual ndaj një gruaje, duke shtuar shqetësimet mbi raste të ngjashme kriminale.
Top Channel