Rëndohet bilanci i viktimave nga përmbytjet masive në Nepal/ Shkon në 95 numri i të vdekurve, Xi Jinping: Të intensifikohen operacionet e kërkim-shpëtimit 26/08 16:25
Një zjarr shpërtheu në Pavijonin 16 të Spitalit Sacco të Milanos.
Rreth orës 10:00 të mëngjesit më 15 janar, flakët përfshiu një pjesë të Arkivit Diagnostikues brenda pak minutash. Zjarri preku gjithashtu dhomat e zhveshjes dhe disa klinika ambulatore ku punonjësit e kujdesit shëndetësor po kryenin analiza dhe po ekzaminonin dhjetëra pacientë në atë kohë.
Sipas mediave italiane, nuk raportohet për të lënduar ndërsa janë evakuuar pacientët. Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin.
Flakët u përhapën me shpejtësi dhe ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të emergjencës dhe zjarrfikësve ishte thelbësore. Zjarrfikësit mbërritën me katër automjete dhe shuan flakët.
Top Channel