Asllani nuk gjen qetësi, gati një tjetër transferim shprese në Serie A
Vendimi i Realit të Madridit për të shkarkuar trajnerin Xabi Alonso, një ditë pas humbjes në finalen e Superkupës së Spanjës, vazhdon të ketë një jehonë në media sidomos atë spanjolle.
Në lidhje me këtë cëshje foli edhe trajneri i Barcelonës, Hansi Flick i cili i uroi kolegut të tij iberik më të mirën
‘Ky është futbolli dhe nuk është çështje që më takon-tha Flick në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Racing Santander në Kupën e Mbretit-ajo që mund të them është se kam një raport shumë të mirë me Xabin, njihemi që kur ai ishte te Bayer Leverkusen dhe kemi ruajtur kontaktet. Ky është futbolli dhe unë i uroj më të mirën, jam i sigurt se do të gjejë shumë shpejt një projekt për të dhe stafin e tij teknik. Ky është futbolli, jeta vazhdon, por ai është një trajner shumë i mirë dhe ka një të ardhme të ndritur përpara’
Flick foli për situatën e tij te Barcelona teksa deklaroi se është si një familje e madhe
‘Në fund asnjëherë nuk e di se cfarë do të ndodhë, gjërat ndryshojnë, edhe këtu mund të ndodhë, futbolli varet nga fitoret-shtoi Hansi Flick-ndjesia që pata që në orët e para kur erdha këtu ishte shumë e qartë; të punojmë së bashku dhe tani dukemi si një familje, presidenti, futbollistët, stafi, klubi, drejtuesit, Deco prindërit, motrat vëllezërit dhe motrat, jemi një familje e madhe dhe e vlerësoj shumë atë që kemi ndërtuar. E ndjeva këtë në Arabi dhe është një situatë shumë pozitive. E vlerësoj shuymë këtë kulturë’
Për Hansi Flick, klubi duhet të besojë si te trajneri ashtu edhe te skuadra
‘Është pjesë e futbollit dhe nuk mund ta ndryshojmë-tha Flick-klubi duhet të besojë te ty dhe skuadra. Ata marrin vendime duhet ta bëjnë këtë dhe Reali i Madridit vendosi kështu, por nuk është një çështje që më përket. Puna e trajnerit është shumë e komplikuar, kemi shumë përgjegjësi, por në fund të fundit është pjesë e punës sonë dhe duhet të jetojmë me këtë’.
Top Channel