Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari në Levan, dyshohet se…
14/01/2026 10:09
Një 45-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm teksa ka qenë duke punuar tokën në Levan të Fierit.
Ai është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore nga banorë të zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë ambulancën e cila ka mbërritur në vendngjarje, por përpjekjet e ekipit mjekësor nuk kanë mundur ta mbajnë në jetë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. Pra vdekja e 45-vjeçarit është natyrale.
Top Channel